Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Forbes Global Properties vjen në Shqipëri/ Rama: Pronave shqiptare do u rritet vlera

Forbes Global Properties vjen në Shqipëri/ Rama: Pronave shqiptare do

Rrjeti ndërkombëtar i pasurive të paluajtshme, Forbes Global Properties, ka zgjeruar aktivitetin e tij në Shqipëri, duke hapur zyrat e para në vend. Ngjarja u shënua me një mbrëmje të veçantë në Pallatin e Brigadave, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama.

Në fjalën e tij, Rama theksoi se ardhja e Forbes Global Properties është një tregues i qartë se vlera e pronave në Shqipëri pritet të rritet, duke përfituar direkt familjet shqiptare. “Ky është një zhvillim pozitiv për çdo familje që zotëron një pronë, sepse ajo do të ketë vlerë më të shtuar në vitet në vijim”, tha Kryeministri.

Ai përmendi gjithashtu se 94% e qytetarëve shqiptarë zotërojnë një banesë, duke e konsideruar këtë një arritje të rëndësishme për ekonominë e vendit. Kryeministri u ndal edhe tek prania e CEO-së nga SHBA, i cili refuzoi përkthimin nga shqipja në anglisht, duke treguar pavarësinë dhe përgatitjen për tregun shqiptar.


“Shqipëria sot është një destinacion shumë irresistues për investitorët e huaj. Forbes nuk shkon kudo, por aty ku sheh horizonte të reja. Për familjet shqiptare kjo do të thotë se pronat e tyre do të vlerësohen ndjeshëm në vitet që vijnë”, shtoi Rama./K.C/dritare.net