Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Flogert Muça: Agjenci turistike më kanë ofruar lekë të sulmoj turizmin!

Flogert Muça: Agjenci turistike më kanë ofruar lekë

Gazetari Flogert Muça i ftuar në DritareT tregon se si disa agjenci turistike që ofrojnë shërbime jashtë Shqipërisë, i kishin ofruar para që të sulmonte turizmin shqiptar, siç po ndodh ditët e fundit.

“Propaganda sot bëhet për plazhet në jug të Shqipërisë. Nxjerrin foto të shezlongeve bosh dhe thonë u braktis Shqipëria. Pra bëjnë këtë lojën e dëmtimit të Shqipërisë për t’ia hequr këtë turistin që paguan shumë.

Ka edhe agjenci shqiptare që punojnë me resorte jashtë Shqipërisë që u ofrojnë para portaleve për të sharë turizmin shqiptar. Mua kryesisht më është ofruar nëpërmjet një pale të tretë që të hedh lajme që thonë se jugu është braktisur, është i pisët, është super i shtrenjtë. Ata do paguanin edhe sponsorizmin e shkrimit në portal, do më jenin edhe mua para kesh.

Por nuk do të thotë që lajmet që ata shpërndajnë dhe sponsorizojnë janë të gjitha të pavërteta. Ka të vërteta brenda, sepse ka abuzues të çmendur, ka pisllëqe dhe hotele dhe njësi akomodimi që janë johigjienike. Por të thuash që në Greqi është më lirë se të bësh pushime në Shqipëri... Unë e di që në Greqi ka vende ku pushon lirë, por di edhe që në Shqipëri ka vende ku pushon lirë. Ne duhet t’i kritikojmë ata që ngrënë çmime abuzime, por kjo nuk do të thotë që abuzohet në gjithë Shqipërinë.”, thotë gazetari në DritareTV./K.C/dritare.net