
Çfarë u tha sot në Kuvend mes Spiropalit dhe Berishës!
Dritare.net
Seanca e sotme plenare në Kuvendin e Shqipërisë është shoqëruar me tensione dhe replika të ashpra mes mazhorancës dhe opozitës.
Berisha, teksa akuzonte sociastët për lidhje me eksponentë të krimit, ka ndërhyrë Spiropali e cila i tërhoqi vëmendjen.
Berisha iu drejtua duke i thënë “Edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka”.
Në përgjigje, Spiropali iyu drejtua duke i thënë “ti s’mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë”.
Pjesë nga debati:
Spiropali: Koha mbaroi.
Berisha: Cila kohë?
Spiropali: Koha juaj ka mbaruar, ka perënduar.
Spiropali: Do ju heq të drejtën e fjalës
Berisha: Pusho
Spiropali: Ju tërheq vëmendjen dhe ju jap vërejte. Mos iu drejtoni me gisht anëtarëve të Këshillit të ministrave.
Berisha: Edhe ti erdhe si Spiropali dhe përfundove si Spirogjoka.
Spiropali: Ulu në vend. Ti s’mund të vish këtu pas humbjes tënde dëshpëruese dhe turpëruese dhe të tentosh të prishësh Kuvendin e Shqipërisë. Ta dhashë fjalën sipas rregullores, në mirëbesim për të folur për rendin e ditës. E mbylle për sot siç e ke mbyllur gjithmonë dhe me turp. Vijojmë me votimin./E.P-dritare.net

















