Na ndiqni edhe në

Histori Shqipërie

Gazetari britanik zbulon veshjet që flasin për perënditë dhe diellin, në zemër të Shqipërisë!

Gazetari britanik zbulon veshjet që flasin për perënditë dhe

Nga ambientet magjepsëse të një hani të vjetër në veri të Shqipërisë, gazetari britanik Robert Hackman na fton në një udhëtim të rrallë etnografik, një eksplorim i trashëgimisë shqiptare përmes veshjeve tradicionale që nuk janë vetëm rroba, por histori të gjalla të qendisura me dorë dhe me kujtesë.

Dokumentari i DritareTV, xhirohet te Tradita, Hani i Vjetër i rikonstruktuar me kujdes, aty ku Hackman gjithmonë zgjedh të qëndrojë kur ndodhet në Shqipëri. “Edhe për një natë të vetme,” thotë ai, “ndihesh sikur ke udhëtuar në kohë”. Arkitektura dhe detajet e mjedisit nuk janë thjesht dekor, por një hyrje poetike në një udhëtim që do të zbulojë jo vetëm rrobat, por edhe shpirtin e një kombi.

Gjon Dukgilaj i Traditës, ia nis prezantimin gazetarit me një veshje nga Hasi, një zonë që ndahet mes Kosovës dhe Shqipërisë. Ajo që e bën këtë kostum të rrallë është asimetria e tij, një veçori që rrallë haset në Evropë dhe që ai e ka parë më parë vetëm në Amerikën e Jugut. "Shumica e kulturave krijojnë veshje simetrike. Por jo këtu. Kjo është unike," shprehet ai me entuziazëm.

Gazetari britanik zbulon veshjet që flasin për perënditë dhe

Kruja, Zadrima dhe besimi në trashëgimi

Më pas, vëmendja zhvendoset në veshjet e grave katolike të Krujës dhe ato të Zadrimës, ku edhe sot gratë mbajnë rroba tradicionale. “Nuk është thjesht një veshje, është një identitet,” thotë Hackman, duke treguar sesi çdo element i kostumit flet për vendin, statusin dhe historinë e mbajtëses.

Xhubleta: Kur rrobat flasin nga lashtësia

Në zemër të dokumentarit ndodhet ajo që Hackman e quan thesari më i çmuar i etnografisë shqiptare, xhubleta. E njohur tashmë si pjesë e trashëgimisë së mbrojtur nga UNESCO, kjo veshje shumëpjesëshe dhe e rëndë, që peshon rreth 12 kilogramë, është një nga veshjet më të vjetra që ende përdoret.

Gazetari britanik zbulon veshjet që flasin për perënditë dhe

“Një grua ka nevojë për një vit për të qepur një xhubletë. Dhe ditën e martesës, duhet të ketë shtatë të tilla për gjithë jetën,” – rrëfen Gjoni. Detajet janë të pabesueshme: ngjyrat e përdorura, simbolika e tyre, ndryshimet në dizajn për të dalluar vajzat nga gratë e martuara, dhe funksioni mbrojtës i motiveve kundër “syrit të keq”.

Historia në fije të rrobave: Nga Gjergj Kastrioti te lashtësia ilire!

Një nga elementet më të fuqishme të këtij udhëtimi është lidhja e fortë mes veshjeve dhe historisë. Kur vdiq Gjergj Kastrioti, Skënderbeu, xhubleta mori ngjyrë të zezë si shenjë zie. Por vetëm pjesa e barkut mbeti me ngjyra, për të mbrojtur foshnjat dhe për të përcjellë energji të mirë.

Gazetari britanik zbulon veshjet që flasin për perënditë dhe

Simbolet në xhubleta, si hëna dhe ylli, e çojnë Gjonin drejt një interpretimi që shkon shumë përtej fesë. “Fjala 'Helen' vjen nga hëna dhe ylli. Në Shqipëri, këto besime janë shumë më të vjetra se feja. Islami është 1000-vjeçar, por kjo është 4600-vjeçare,” thotë ai.

Veshja si bashkësi besimi: Shkodra dhe ndërthurja e shenjtë

Në Shkodër, Hackman ndalet te veshjet e grave katolike që mbajnë simbole si gjarpërinjtë, një mbetje nga dizajnet pagane. Gjoni tregon për ndërthurjen e besimeve në veri të Shqipërisë, ku njerëzit, ndonëse katolikë, nuk e kanë humbur lidhjen me natyrën, me hënën, yjet dhe diellin.

“Ne nuk jemi paganë, jemi hyjnorë,” citon Gjoni. “Hy do të thotë yll. Ne vijmë nga qielli.” Kjo ndërthurje mes të lashtës dhe të resë, mes tokës dhe qiellit, është thelbi i identitetit të shqiptarëve të veriut.

Një prej mesazheve më domethënëse të dokumentarit është toleranca fetare në Shqipëri. “Gruaja ime është myslimane, unë jam katolik. Nuk ka rëndësi. Ne jemi vëllezër,” – thotë tregon Gjoni. Kjo bashkëjetesë harmonike shpaloset edhe në veshjet: dizajne pagane në veshje me emra të krishterë, njerëz që jetojnë sipas zakoneve të vjetra edhe kur janë të besimeve të ndryshme.

Gazetari britanik zbulon veshjet që flasin për perënditë dhe

Peja, Dardanët dhe trashëgimia e gjakut

Në fund të udhëtimit, Gjoni i tregon gazetarit për Pejën dhe fisin e lashtë të dardanëve. “Dardanët janë shqiptarët e pastër të Kosovës,” thotë ai, duke theksuar lidhjen gjenetike dhe kulturore që kjo zonë ruan me ilirët dhe të kaluarën.

Ky dokumentar nuk është thjesht një paraqitje kostumesh. Është një dëshmi se si veshja tradicionale shqiptare është një kod i pasur identiteti, një libër i qendisur me histori, mitologji dhe besim. Robert Hackman na kujton se përmes këtyre veshjeve nuk shohim vetëm të kaluarën e shqiptarëve, por edhe një pasqyrim të Europës së lashtë, të një kontinenti që po humbet fijet e lidhjes me rrënjët e tij./K.C/dritare.net