
Kush është 57-vjeçari që u vra brenda makinës në Lezhë!
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur qytetin e Lezhës këtë të diel. 57-vjeçari Pjetër Kaza është ekzekutuar me armë zjarri teksa ndodhej brenda makinës së tij, në oborrin e banesës. Viktima u gjet pa shenja jete nga familjarët, ndërsa autorët janë larguar nga vendngjarja.
Sipas burimeve të para nga policia, pista kryesore ku po përqendrohen hetimet është ajo e hakmarrjes. Mësohet se një vit më parë, vëllai i viktimës u vra në rrethana ende të pazbardhura në Belgjikë, ku ishte emigrant prej vitesh. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë e një zinxhiri ngjarjesh të lidhura me konflikte të mëparshme brenda familjes Kaza.
Policia ka ngritur pika kontrolli në hyrje-dalje të qytetit dhe po shoqëron persona të dyshuar për të hedhur dritë mbi autorët dhe motivin e saktë të krimit. Grupi hetimor po punon edhe me kamerat e sigurisë në zonë për të rindërtuar lëvizjet e autorëve para dhe pas ngjarjes./K.C/dritare.net

















