
Neda Balluku: Mos bëni kalamaj se i mban plaka. Brez egoist!
Dritare.net
Së fundmi, Neda Balluku ka bërë një deklaratë të fortë në Instagram Story, e cila ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale. Ajo u është drejtuar prindërve të rinj me një këtë mesazh:
“A ka mundësi të mos ia lini prindërve tuaj kalamajtë se ua nxitë jetën. Po ua merrni edhe ato pak vite që iu kanë ngelur për të jetuar sepse kanë vuajtur me prindërit e tyre, familjet e tyre, të gjithë të varfër, pa asnjë lloj mundësie. U ka dalë shpirti t’iu rrisë ju tani duhet t’ua rrisë dhe kalamajtë tu. Mbajini vetë kalamajt, çojini në çerdhe dhe shkolla”
Po, shumë komentues kanë reaguar ndaj deklaratës së Neda Ballukut me pikëpamje të ndryshme dhe një nga argumentet më të përhapura është pikërisht ai që thekson se gjyshërit nuk janë thjesht “mbajtës” të përkohshëm të fëmijëve, por një ndihmë e madhe dhe një burim i madh dashurie, edhe për vete edhe për nipërit e mbesat.
Por një tjetër arsye që përmendet ne komente është se shumë familje varen ekonomikisht apo praktikisht nga ndihma e gjyshërve, sidomos në mungesë të çerdheve apo kujdestarëve të përballueshëm.
Duhet përmendur se në kulturën shqiptare, rritja e fëmijëve është shpesh një detyrë që ndahet mes brezave./L.F-dritare.net
View this post on Instagram

















