Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sonila Meço për Neda Ballukun: Prindërit nuk janë egoistë, por të rraskapitur

Sonila Meço për Neda Ballukun: Prindërit nuk janë

Deklarata e opinionistes Neda Balluku në rrjetet sociale ka nxitur reagime të ndryshme në publik. Në një postim në Instagram Story, ajo u shpreh:

“Mos ia lini kalamajt prindërve tuaj për t’i rritur. Ua nxitë jetën!”

Postimi është interpretuar si kritikë ndaj prindërve që përfshijnë gjyshërit në mënyrë të vazhdueshme në procesin e rritjes së fëmijëve.

Në përgjigje, gazetarja Sonila Meço reagoi me një qëndrim kundër kritikës së përgjithësuar, duke shkruar:

“Mos u ngutni të gjykoni prindër që ua rrisin fëmijët gjyshërit. Sepse shumë nuk kanë zgjedhje tjetër në vendin ku jetojmë. Jo prej egoizmi, por pamundësie. Morali pa dhembshuri, ndonjëherë është privilegj me ton të lartë.

Por prindërit nuk janë bërë egoistë. Janë bërë të rraskapitur. Dhe është faji i një modeli që nuk e mbështet prindërimin, nuk investon tek fëmijët, nuk njeh barrën që mban familja shqiptare çdo ditë.”

Ky shkëmbim ka hapur diskutim në rrjet për rolin e gjyshërve në familjet shqiptare, duke nxjerrë në pah perspektiva të ndryshme mbi ndarjen e përgjegjësive brenda familjes dhe sfidat ekonomike apo sociale që ndikojnë në këto vendime./l.F-dritare.net