Çështja Balluku/ Kushtetuesja vendos nesër kalimin apo jo për shqyrtim të ankimimit
Dritare.net

Gjykata Kushtetuese vendos nesër nëse do të pranojë për shqyrtim ankimimin e Qeverisë kundër pezullimit nga detyra të zv/kryeministres dhe ministres Belinda Balluku, masë e vendosur nga GJKKO më 20 nëntor. Qeveria kërkon shfuqizimin e pezullimit duke argumentuar se një ministër gëzon imunitet të njëjtë me deputetin dhe se gjykata ka ndërhyrë në kompetencat e ekzekutivit.
Ndërkohë, në Apelin e GJKKO-së, gjyqtarja Miliana Muça do të shqyrtojë ankimin ndaj masave të sigurisë për Ballukun dhe dy zyrtarët e tjerë, Erald Elezi (KESH) dhe Gentian Gjyli (ARRSH). Balluku është marrë e pandehur për procedurat e tenderit të tunelit të Llogorasë dhe është nën hetim për tenderin e Lotit 4 të Unazës së Madhe. Elezi dhe Gjyli akuzohen për shkelje të barazisë në tenderë./K.C/dritare.net