Pushohen hetimet për ish-kryetarin e Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori. Çfarë thotë SPAK-u
Dritare.net

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) ka pranuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) për të pushuar hetimet ndaj ish-kryetarit të Gjykatës së Lartë, Xhezair Zaganjori.
Zaganjori ishte hetuar për veprat penale “Refuzim për deklarimin, mosdeklarimin, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”. Pas një hetimi të kujdesshëm, SPAK arriti në përfundimin se nuk ekzistonin prova që të vërtetonin akuzat ndaj tij, duke vendosur pushimin e hetimeve.
Çështja ishte dërguar më parë për shqyrtim te gjyqtari paraprak, i cili konfirmoi të njëjtin vendim, duke vulosur përfundimisht se Zaganjori nuk kishte kryer vepër penale dhe nuk kishte fshehur apo refuzuar të deklaronte pasuri./K.C/dritare.net
