Na ndiqni edhe në

Bota

Rregulli i ri i SHBA-së: Turistët të deklarojnë historinë e rrjeteve sociale për 5 vitet e fundit

Rregulli i ri i SHBA-së: Turistët të deklarojnë

SHBA po propozon një rregull të ri që mund t’u kërkojë turistëve nga dhjetëra vende – përfshirë Mbretërinë e Bashkuar – të japin historinë e mediave sociale për pesë vitet e fundit përpara hyrjes në vend. Kjo do të prekë vizitorët që hyjnë pa vizë përmes formularit ESTA.

Propozimi, i paraqitur nga CBP dhe Departamenti i Sigurisë së Brendshme, kërkon gjithashtu numrat e telefonit të përdorur gjatë 5 viteve dhe adresat e emailit të përdorura gjatë 10 viteve, si dhe më shumë të dhëna për anëtarët e familjes. Qëllimi zyrtar është forcimi i sigurisë kombëtare, në përputhje me urdhrat ekzekutivë të presidentit Donald Trump.

Administrata Trump ka zgjeruar më parë kontrollet e mediave sociale për aplikantët për viza studentore apo pune, duke kërkuar që të gjitha llogaritë të jenë të aksesueshme publikisht. Mosdeklarimi i informacionit mund të çojë në refuzim vizash.

Kritikët, përfshirë organizatat e të drejtave digjitale, thonë se ky hap mund të dëmtojë privatësinë dhe liritë civile, ndërsa ekspertët paralajmërojnë se mund të krijojë vonesa dhe të ndikojë negativisht në turizëm. SHBA pritet të presë një numër të madh turistësh vitin e ardhshëm për Kupën e Botës dhe Lojërat Olimpike 2028, por politikat e reja mund të kenë efekte të mëtejshme në vizitat ndërkombëtare. Propozimi është i hapur për komente publike për 60 ditë./K.C/dritare.net