Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot, 35 vjet nga Masakra e 2 Prillit në Shkodër! Dëshmitari: Ju tregoj çfarë pashë!

Sot, 35 vjet nga Masakra e 2 Prillit në Shkodër! Dëshmitari: Ju

Në një intervistë për emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në DritareTV, studiuesi Pjetër Logoreci ka sjellë dëshmi të rralla duke hapur jo vetëm arkivat e kujtesës, por edhe dokumente nga shteti austriak për historinë e Shqipërisë.

Intervista në Dekalog

Pinjoll i një prej familjeve më të njohura të Shkodrës, Logoreci ndalet te një nga ngjarjet më të rënda të historisë moderne shqiptare. Si sot, 35 vite më parë, më 2 prill 1991, një protestë kundër regjimit komunist përfundoi në tragjedi, ku u ekzekutuan katër persona të pafajshëm. Kjo ditë njihet si masakra e fundit e komunizmit në Shqipëri.

Një pjesë e rëndësishme e rrëfimit të tij fokusohet te kalvari i familjes nën regjimin komunist. Ai tregon për xhaxhain e tij, Anton Logorecin, themeluesin e seksionit shqip të BBC-së, aktiviteti i të cilit solli survejim të vazhdueshëm ndaj familjes në Shqipëri.

Studiuesi ndan gjithashtu detaje rrëqethëse mbi persekutimin, duke përmendur torturat ndaj familjarëve të tij, përfshirë edhe amputimin e gjymtyrëve të Dom Lazer Shantojës.

Duke folur për periudhën e tranzicionit, Logoreci kujton grevën e urisë së vitit 1991 dhe Masakrën e 2 Prillit, duke ngritur dyshime mbi rrethana të paqarta të asaj dite. Sipas tij, prania e mediave të huaja, konkretisht nga Mali i Zi, në hotel “Rozafa” një natë para ngjarjes, mund të sugjerojë një skenar të parapërgatitur./E.P-dritare.net