Redi Muçi: Sot zgjidhet avokat lepuri i Surrelit
Dritare.net

Deputeti i Partisë Lëvizja Bashkë, Redi Muçi foli sot në seancë për dy partitë, PD dhe PS, ndërsa tha se sot seanca e Kuvendit do të mbyllet me Endrit Shabanin Avokat të Popullit i mbështetur nga firmat e demokratëve dhe i emëruar nga votat e socialistëve.
"Zoti ministër foli për seriozitet, por për mendimin tim nuk ka gjë më qesharake sesa që kemi 2 orë e 120 minuta ku burra e gra zihen për Endri Shabanin për një njeri që deri më parë i binte gjoksit si tribuni i partive të reja që po luftonte kundër sistemit të kalbur të politikës. Mesa duket sot nga kjo sallë do të dalim me Avokat Populli Endri Shabani me firmat e PD dhe votat e PS. Kur e quani lepur të Surrelit, pse i hodhët firmat? Për PS, si e ëmbëlsuat Endrit Shabanin, ose më mirë si iu ëmbëlsoi ai juve që do të zgjidhni Avokat të Popullit."- u shpreh deputeti Muçi.
Opozita kërkoi që të mbledhin sërish firmat nga e para, në një hapësirë të shkurtër pushimi të seancës, dhe për të mbështetur me firma vetëm 2 kandidatura që PD tha se propozon, Adriana Kalaja dhe Besim Ndregjonin
Kërkesa e opozitës për njohjen e tërheqjes së firmave dhe heqjen nga rendi i ditës për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit u rrëzua me 77 vota kundër, 28 pro dhe 1 abstenim nga deputeti Redi Muçi. /L.F-dritare.net