
Ermal Dredha në Dritare TV: Aeroporti i Vlorës gati në fund të vitit!
E Enjte 10 Korrik 2025, 18:06
Dritare.net
Në një intervistë për emisionin Dekalog me Roland Qafokun, kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, dha lajmin e shumëpritur për Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës.
“Aeroporti është në fazën e certifikimit dhe arredimit të terminalit. Pista është përfunduar, godina e terminalit dhe kulla e kontrollit janë drejt përfundimit. Po punojmë intensivisht dhe shpresojmë që në fund të këtij viti, aeroporti të fillojë punën në kapacitet të plotë.”
Sipas Dredhës, ky është një zhvillim strategjik që do të ndryshojë ekonominë e qytetit dhe do ta vendosë Vlorën në hartën ndërkombëtare të turizmit.
Ky aeroport është parë si një nga investimet më të mëdha infrastrukturore të viteve të fundit në jug të Shqipërisë./dritare.net

















