
Ermal Dredha: Në Vlorë, tendat do jenë me një stil dhe përmasa! Mjaft me kaosin në hapësirat publike!
Dritare.net
Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, në një intervistë për emisionin Dekalog në Dritare TV, bëri të ditur se tendat në qytetin bregdetar do të unifikohen në dizajn dhe përmasa, për të ruajtur estetikën dhe për të shmangur kaosin urban.
Kliko këtu për të parë emisionin e plotë! Mos harro të bësh subscribe në kanalin tonë në YouTube
“Nuk mund të ketë më tendë sa të duash, ku të duash, si të duash. Do të ketë një standard të njëjtë për të gjithë. Pamja e qytetit është një pasuri publike që duhet respektuar,” tha Dredha.
Ai theksoi se është arritur dakordësia me bizneset që, pas përfundimit të sezonit turistik, të bëhen rregullimet e nevojshme.
“Ky është një projekt më i madh për të kthyer Lungomaren dhe zonat turistike në hapësira të organizuara dhe moderne,” shtoi ai.
Ndërhyrja vjen si pjesë e aksionit për lirimin dhe sistemimin e hapësirave publike që janë zënë në mënyrë të paligjshme, një temë që ka ngjallur debate dhe protesta në qytet./dritare.net

















