Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Ermal Dredha: Drejtorët nuk janë të përjetshëm, në krye do jenë ata që punojnë për qytetin!

Ermal Dredha: Drejtorët nuk janë të përjetshëm, në

Kryetari i bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, në një intervistë për emisionin Dekalog në Dritare TV me gazetarin Roland Qafoku, u shpreh se drejtuesit e institucioneve nuk janë të përjetshëm dhe se në krye do të jenë ata që punojnë për qytetin dhe komunitetin.

Kliko këtu për të parë emisionin e plotë. Mos harro të bësh subscribe në kanalin tonë në YouTube.

“Nuk e shikoj këtë si çështje personale, por si nevojë për të përmirësuar shërbimin ndaj qytetarëve. Ka drejtorë të emëruar nga bashkia, ka edhe me konkurs, por rëndësi ka jo kush të ka sjellë, por çfarë pune bën. Kush nuk reflekton dhe nuk përmirësohet, s’ka pse të qëndrojë,” tha Dredha.

Ai theksoi se nuk ka vend për rutinë apo tolerim të shkeljeve dhe se të rinjtë e administratës duhet të mbajnë standarde të larta në punë:

“Unë punoj 24 orë në ditë, 7 ditë në javë. Këtë pres edhe nga ata që drejtojnë.”

Deklarata vjen në një moment kur Vlora ndodhet në mes të një aksioni për lirimin e hapësirave publike të zëna pa leje, dhe ku disa drejtues lokalë janë kritikuar për mungesë veprimi./dritare.net