Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Enkeleda Kapedani  paraqet dorëheqjen: Po bëhem ‘kokë turku'!

Enkeleda Kapedani  paraqet dorëheqjen: Po bëhem ‘kokë

Enkeleda Kapedani në mbrojtjen e saj para ILD-së deklaroi se po bëhet‘kokë turku’, pas videove të publikuara në rrjetet sociale. Ajo u shpreh se videot e saj nuk ishin veprime të pahijshme.

“Ashtu si edhe ju jeni në dijeni të dosjes sime personale, cdo hallkë e mësimdhënies e kam mbyllur me rezultate të larta si brenda e jashtë Shqipërisë. Kam përfunduar Kolegjin turk me mesatare 9.2. Kam ndjekur kurs në Skoci, më pas përfundova në Tiranë fakultetin e Drejtësisë me mesatare 9.75, përfundova master me mesatare 9.8 në magjistraturë me vlerësim rigoroz e të fortë më renditën të dytën. Përballë jush keni një gjyqtare që ka studiuar ligje, flet bazuar në ligje dhe shpreson që do gjykohet bazuar mbi to.

Gjatë gjithë periudhës së ushtrimit të profesionit të gjyqtarit kam punuar me përkushtim, përgjegjshmëri e devotshmëri. Madje kam hequr dorë dhe nga jeta private e familjare. Jam nënë e dy fëmijëve të mitur por për shkak të përkushtimeve e angazhimeve në punë mungoj cdo ditë në jetën e tyre, aq shumë sa që papritur kuptoj që ata janë rritur pa e shijuar fëmijërinë e tyre. Dita ime e punës nuk mbyllet në orën 16:00 sipas orarit zyrtar të punës.

Nga ora 8 deri në 16:00 zhvilloj proceset gjyqësore mesatarisht 10-deri në 15 seanca në ditë dhe përmbush me përkushtim të gjitha detyrimet në cilësinë e zv kryetares e cila është një sfidë më vete për një gjykatë si ajo e Elbasanit me një ngarkesë të madhe dhe problematike.

Përmbush me përpikmëri të gjithë detyrimet e për këtë jam e detyruar të punoj edhe përtej afatit zyrtar. Ndonjëherë ka ndodhur për hir të së vërtetës që të kem bërë foto apo video në zyrën time, vetes time, pa prezencën e askujt, për shkak të lodhjes apo stresit të ditës, por kurrsesi për t’i përdorur ato e aq më pak për ti publikuar.

Absolutisht jo.

Unë jam betuar në dhënien e drejtësisë gjatë vendimmarrjeve të mia dhe asnjë sekondë të jetës sime private nuk ka ndikuar dhe nuk ndikon në to. As në zhvillimin e detyrës si zv.kryetare e Gjykatës e aq më tepër si gjyqtare. Gjithë kjo që ka ndodhur vijon të jetë një tmerr personal, moral, psikologjik, shëndetësor dhe familjar, për mua bashkëjetuesin tim, prindërit vëllain dhe fëmijeët e mi të mitur.

Pa e menduar dy herë të gjithë vendosën të më gjykonin e të më bënin një gjyq popullor, mediatik, moral, duke më dhënë dënimin me gijotinë. Por pres prej jush një trajtim profesional të pandikuar dhe të paanshëm, nga ato që citova më sipër”, tha Kapedani./L.F-dritare.net