
Emrat e Los Blancos/ Shtohet numri i shqiptarëve të arrestuar!
Dritare.net
Policia e Greqisë ka konfirmuar se se dy personat e arrestuar në Athinë në kuadër të operacionit “Los Blancos” janë shqiptarë.
Gjithashtu edhe në Dubai i arrestuari është shqiptar.
Deri më tani, bashkë me 5 personat e arrestuar në Shqipërisë, numri i shqiptarëve të arrestuar në këtë operacion ka shkuar në 12 nga 20 gjithsej.
5 janë arrestuar në Shqipëri, 1 në Rumani, 1 në Holandë, 1 në Spanjë, 1 në Hungari dhe 1 në Dubai, 2 në Greqi.
Ja kush janë shqiptarët e arrestuar në kuadër të operacionit “Los Blancos”:
Lek Colaj, 40 vjeç, i cili u arrestua në Rumani;
Gjergj Lesaj, 38 vjeç, i cili u arrestua ne Holandë;
Sokol Aliko (Memetaj), 36 vjeç, i cili u arrestua në Spanjë;
Robert Varga, 44 vjeç, i cili u arrestua në Hungari.
Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i cili u arrestua në Dubai./ I.M-Dritare.net

















