
Policia e Dubait: Ja si u arrestua shqiptari, koka e trafikut të kokainës!
Dritare.net
Pas një hetimi 5 vjeçar, i kryesuar nga Italia, në bashkëpunim mes 10 vendeve dhe Europol, është bërë e mundur sot shkatërrimi i plotë i një karteli të drogës, më i madhi kartel i udhëhequr nga shqiptarët.
Koka e bandës, sipas Europol, ka qenë shqiptari Denis Matoshi alias Eldi Dizdari, i cili është arrestuar në Dubai.
Policia e Dubait, përmes kolonelit Saeed Al Qamzi, drejtori i Departamentit të Personave të Kërkuar në Policinë e Dubait, tha se ata e vendosën shqiptarin nën një vëzhgim të ngushtë për disa ditë, para se të merrnin njoftimin për arrestimin e tij.
“Së bashku me drejtuesit e tjerë të bandave, i dyshuari arriti të kontrabandonte dhe transportonte qindra ton drogë në Evropë përmes porteve detare dhe t’i shiste ato te përdoruesit e drogës,” shpjegoi koloneli i policisë së Dubait Al Qamzi.
Siaps policia atje, Matoshi do t’i dorëzohet autoriteteve italiane./ I.M-Dritare.net

















