
Ekspertja e turizmit: Ja sa para morën shqiptarët nga tifozët!
Dritare.net
Ekspertja e turizmit, Blerina Ago, ishte e ftuar në emisionin Java në Dritare ku foli mbi ndikimin që pati në finalja e madhe e Conference League, e zhvilluar dy ditë më parë në vendin tonë. Rreth 50-60 mijë tifozë të të dyja skuadrave që vizituan vendin tonë shërbeu që shumica e tyre të kthehen në turistë të mundshëm në sezonin që sapo ka nisur.
E pyetur sesi ka qenë përfitimi i vendit tonë nga ardhja e tifozëve të cilët ndoqën ndeshjen mes Romës dhe Feynoordit, por kësaj radhe përfitimi i përkëthyer në shifra reale, ekspertja shprehet se është e vështirë të japë shifra ekzakte, por ka një mënyrë sesi mund të përllogaritet në shifra të përafërta sesa kanë qenë të ardhurat nga ky eveniment i rëndësishëm për ne.
“Është pak e vështirë, po unë uroj shumë që INSTAT-i duke kryqëzuar të gjitha të dhënat me institucionet të ndryshme të cilat kanë verifikuar prurjen e turistëve, pra nga pikat kufitare, hotelet, restorantet, duke i marrë në pyetje mund ta bëjë një përafrim të atyre të ardhurave që kanë sjellë këta turistë. Por flasim për dhjetëra miliona euro, të ardhura në vendin tonë dhe si në vështirësi për shkak të pandemisë, besoj që ka qenë një e ardhur ekonomike e rëndësishme për bizneset”, u shpreh Ago për Dritare Tv./Xh.Xh/dritare.net

















