Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Sot feston ditëlindjen, Rama shpërndan foton me simbolin e flamingos: Faleminderit për urimet!

1783157655_ramaurimet.jpg

Kryeministri Edi Rama feston këtë të shtunë ditëlindjen e 62-të. Në një postim në rrjetet sociale kreu i qeverisë falenderoi të gjithë ata që i kanë përcjellë mesazhe urimesh, teksa në sy bie edhe fotoja e tij me simbolin e flamingos.


Ndërkohë nga ana tjetër Rama thotë se krah urimeve nuk do të mungojnë as sharjet, ku sipas tij 'urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot'.


“Faleminderit për urimet e panumërta për ditëlindjen, e pamundur t’u përgjigjem të gjithave e prandaj po ju’a përcjell këtu falenderimin, bashkë me ndjesën e mospërgjigjes në telefon.

E me këtë rast faleminderit edhe për sharjet që nuk do të mungojnë më poshtë, sepse urrejtësit besnikë janë prova më e sigurtë që nuk po jeton kot”, shkroi Rama.