
E rëndë në Shkodër/ Po bënte video për Tik-Tok, ndërron jetë 10-vjeçari
E Enjte 6 Maj 2021, 17:05
Dritare.net
Një ngjarje e rëndë u regjistrua një ditë më parë në njësinë Guri i Zi, në Shkodër. Një i mitur me iniciale N.Y humbi jetën, pasi po tentonte të bënte një video sikur po vetëvritej me qëllimin që ta hidhte në rrjetin social Tik-Tok. Por kjo tentativë vetëm për Tik-Tok përfundoi në tragjedi për familjen e 10-vjeçarit.
I mituri ndodhej vetëm në momentin kur po tentonte të realizonte këtë video. Mjeti ku ai kishte hipur lëvizi dhe në këtë mënyrë ka mbetur i varur në pamundësi për të gjetur një rrugë shpëtimi. Menjëherë familjarët janë munduar t’i japin ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur pasi fëmija kishte humbur jetën./K.C/dritare.net

















