Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E tallnin dhe e rrihnin në lagje

E mitura u hodh nga pallati, dëshmia e nënës: E tallnin dhe e

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Korçë, ku një e mitur është hedhur nga kati i tretë i një pallati. Aktualisht ajo ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nëna e saj ka bërë një deklaratë të fortë, ku ka treguar se të bijën e kanë rrahur dhe bullizuar në lagje.



“Burrin e kam në burg për dhunë në familje, kam katër fëmijë. Erdha në shtëpi nga Barmashi i Kolonjës, në lagjen 14 në Korçë. Vajzën e madhe ma kanë rrahur, edhe vajzën e dytë. Po shtohen bullizimet. Para dy ditësh e ka goditur çupën një vajzë në kurriz. I thashë asaj që ma goditi mos të më bezdisin vajzat time. Sot prapë i vajti çupës time ta godiste. Më goditi dhe mua në stomak dhe mua më morën në polici. Kur isha unë në polici, çupa u hodh nga kati i tretë. U hodh se e tallnin fëmijët në lagje, i thoshin që “mamin ta morën në polici, jeni fshatarë”. Merrni masa se nuk më lenë rehat.", shprehet ajo./TCH

Vetëvrasja nuk është zgjidhje. Nëse ndiheni të mbingarkuar ose të pashpresë, flisni me dikë që i besoni dhe kërkoni ndihmë profesionale. Telefononi 127!