Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Nga 12 tetori nis sistemi i ri për hyrje-daljet në zonën Schengen, ja si funksionon!

Nga 12 tetori nis sistemi i ri për hyrje-daljet në zonën

Qytetarët jo të BE-së që udhëtojnë drejt ose nga vendet Shengen do të regjistrohen elektronikisht në kufi përmes të dhënave biometrike, si foto dhe gjurmë gishtash. Regjistrimi zgjat vetëm disa minuta dhe është i vlefshëm për 3 vjet.

Sistemi EES regjistron datën dhe vendin e hyrjes dhe daljes, si dhe refuzimet e mundshme të hyrjes. Ai gjithashtu evidenton çdo tejkalim të rregullit 90/180 ditë, duke ndihmuar qytetarët të shmangin penalizimet.

Zbatimi fillon gradualisht më 12 tetor 2025 dhe pritet të përfundojë brenda 10 prillit 2026, duke mos nisur njëkohësisht në të gjitha vendet Shengen. Udhëtarët me pasaportë biometrike mund të përdorin sistemet e vetëshërbimit, ndërsa punonjësit e policisë së kufirit do të ndihmojnë dhe verifikojnë procesin përkatës.

Sipas zv/kryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, sistemi garanton një proces më të lehtë dhe më efikas për kalimin e kufirit, por qytetarët duhet të përgatiten për pritje gjatë periudhave me fluks të lartë udhëtarësh./K.C/dritare.net