Na ndiqni edhe në

Bota

Trump ultimatum Hamasit: Pranoni planin e paqes ose do përballeni me ferrin!

Trump ultimatum Hamasit: Pranoni planin e paqes ose do përballeni me

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin se duhet të pranojë një plan paqeje për Gazën deri të dielën në mbrëmje, përndryshe do të përballet me një ferr siç nuk është parë ndonjëherë.

Plani 20-pikësh parashikon armëpushim të menjëhershëm dhe lirimin brenda 72 orëve të 20 pengjeve izraelite që mendohet se janë gjallë, si dhe dorëzimin e trupave të pengjeve të vrarë, në këmbim të lirimit të qindra palestinezëve të burgosur.

Ndërmjetës nga Turqia dhe vendet arabe po ushtrojnë presion mbi Hamasin, por krahët ushtarakë të tij në Gaza kundërshtojnë marrëveshjen. Disa drejtues politikë të Hamasit në Katar shprehen të gatshëm ta pranojnë me disa ndryshime, por nuk kanë kontroll mbi pengjet. Një kusht problematik për Hamasin është dorëzimi i të gjithë pengjeve në 72 orët e para, duke humbur kartën e tyre kryesore të negociatave.

Aktualisht besohet se Hamasi mban 48 pengje, nga të cilët vetëm 20 janë gjallë. Konflikti nisi më 7 tetor 2023, kur Hamasi vrau rreth 1,200 persona në Izrael dhe mori peng 251 të tjerë. Si kundërpërgjigje, sulmet izraelite në Gaza kanë vrarë mbi 66,000 persona, sipas autoriteteve lokale të kontrolluara nga Hamasi./K.C/dritare.net