
Nuk e shkarkoi qeveria por... Çfarë tha Rama për Veliajn në mbledhjen me strukturat!
E Premte 3 Tetor 2025, 18:06
Dritare.net
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, organizoi këtë të premte një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit, në funksion të fushatës për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë dhe pesë bashki të tjera.
Mësohet se Rama u ka thënë të pranishmëve të qëndrojnë larg debateve për mënyrën si presidenti e firmosi dekretimin e zgjedhjeve edhe në Tiranë. Rama citohet të ketë deklaruar se dekreti i presidentit është i rregullt dhe duhet të shkohet përpara me fushatën.
“Nuk e shkarkoi qeveria Erion Veliajn por këshilli bashkiak“-citohet të ketë thënë Rama, deklarim që vjen vetëm 1 ditë pasi avokatët e Veliajt ankimuan në kushtetuese dekretin e presidenti./K.C/dritare.net

















