Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Zgjedhjet në Tiranë, Rama jep udhëzimet për fushatën dhe ndan skuadrat

Zgjedhjet në Tiranë, Rama jep udhëzimet për fushatën

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, organizoi këtë të premte një takim koordinues me ministrat dhe deputetët e kryeqytetit, në funksion të fushatës për zgjedhjet e 9 nëntorit në Tiranë dhe pesë bashki të tjera.

Në kryeqytet PS do të garojë me Ogerta Manastirliun, ndërsa fushatën do të udhëheqë zv.kryeministrja Belinda Balluku. Takimi shërbeu për ndarjen e skuadrave që do të punojnë në çdo njësi të Tiranës.

Në Njësinë 5 do të angazhohen Taulant Balla dhe Niko Peleshi, ndërsa Xhemal Qefalia mbulon zonën e Dajtit. Fatmir Xhafaj do të punojë në Njësinë 10, ndërsa Blendi Klosi dhe Eduard Shalsi janë pjesë e fushatës në kryeqytet. Ulsi Manja do të kontribuojë gjithashtu, ndërsa Igli Hasani dhe Bora Muzhaqi janë të angazhuar në Njësinë 8./K.C/dritare.net