Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Janë më të mirë se Ogerta. Berisha rendit emrat e PD-së për Tiranën!

Janë më të mirë se Ogerta. Berisha rendit emrat e PD-së

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha u shpreh se forca e tyre politike ka emra të mirë për të garuar përballë socialistes Ogerta Manastirliu për Bashkinë e Tiranës, por theksoi se do të zgjidhet një figurë e përbashkët e opozitës, siç u shpreh ai, për të mbledhur më shumë vota.

Në fjalën e tij në nisje të mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha përmendi disa emra të PD-së, që sipas tij, janë kandidatë më të mirë se Manastirliu.

“U garantoj që çdo qytetar me integritet i Tiranës, është 5 herë, 10 herë i pakrahasueshëm më i denjë se Korba e Korrupsionit për atë kandidaturë. Dhe ne kemi pa diskutim kandidatura shumë të mira. Kanë shfaqur dëshirën e tyre publikisht, Adriana Kalaja, Klevisi, Edi Paloka, që janë të pakrahasueshëm me kandidaturat e PS. Kështu që përpjekja jonë për të arritur në një ujdi të gjerë me forcat e tjera opozitare nuk ka asnjë lidhje me problemin e kandidatëve tanë të shkëlqyer. Por ka lidhje me rekordin elektoral. Tërësinë e votave si opozitë dhe kjo nuk mund të injorohet. Ka lidhje edhe me një moment të dytë. Qindra e mijëra militantë do donin të kishin kandidat dikë prej jush, por disa të tjera do donin të kishin një kandidat jashtë nesh, jo me qëllimin negativ, por me qëllimin më të mirë që të jemi sa më afër fitores”, deklaroi ndër të tjëra Sali Berisha.