Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Trump paralajmëron Hamasin: Veproni shpejt, ndryshe bastet janë të humbura

Trump paralajmëron Hamasin: Veproni shpejt, ndryshe bastet janë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka paralajmëruar Hamasin që të veprojë shpejt, ndërsa lëvizjet për lirimin e pengjeve izraelite në Gaza po vazhdojnë.

Përmes një postimi në platformën e tij Truth Social, Trump shprehet:
"Vlerësoj që Izraeli ka ndaluar përkohësisht bombardimet për t’i dhënë mundësinë arritjes së lirimit të pengjeve dhe një marrëveshjeje paqeje."

Ai shton:
"Hamasi duhet të veprojë shpejt, përndryshe të gjitha bastet janë të humbura. Nuk do të toleroj as vonesa, siç shumë mendojnë se mund të ndodhin, dhe asnjë rezultat ku Gaza do të përbëjë sërish kërcënim. Le ta bëjmë këtë, shpejt. Të gjithë do të trajtohen në mënyrë të drejtë!"

Këto komente vijnë pas tre sulmeve ajrore të kryera këtë mëngjes në qytetin e Gazës, ku një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën, sipas burimeve mjekësore të spitalit al-Shifa./K.C/dritare.net