
Plani i Trump për Gazën. Hamasi nuk ka pranuar të gjitha pikat!
Dritare.net
Hamasi, grupi që kontrollon Rripin e Gazës, i është përgjigjur planit 20-pikësh Donald Trump për të ardhmen e këtij territori.
Në një deklaratë , Hamasi nuk e pranoi plotësisht planin, por u shpreh dakord me disa nga elementët thelbësorë që vendet perëndimore dhe ato të Lindjes së Mesme i konsiderojnë si të domosdoshëm për t’i dhënë fund luftës.
Pikat kryesore të dakordësuara:
Hamasi ka pranuar të lirojë të gjithë pengjet izraelite që mbahen ende në Gaza, vetëm pak orë pasi presidenti Trump i dha afat deri në orën 18:00 ET (22:00 GMT) të së dielës për të pranuar planin e tij të paqes.
Po ashtu, grupi deklaroi se “rinovon marrëveshjen për t’ia dorëzuar administrimin e Rripit të Gazës një organi palestinez të pavarur (teknokratësh), bazuar në konsensusin kombëtar palestinez dhe me mbështetje arabe e islamike”.
Pikat që mbeten për negociata:
Hamasi nuk përmendi çarmatimin në deklaratën e tij.
Grupi gjithashtu nuk pranoi të heqë dorë nga roli i tij në qeverisjen e Gazës.
Aktualisht, mbetet e paqartë nëse presidenti Trump do të pranojë rinegocimin e këtyre çështjeve, apo do të qëndrojë në termat e planit fillestar. /BBC /E.P-dritare.net

















