Na ndiqni edhe në

Sport

Serbi–Shqipëri/ Federata Serbe dhe FIFA kufizojnë hyrjen në stadium: Biletat nuk do të jenë të lira

Serbi–Shqipëri/ Federata Serbe dhe FIFA kufizojnë hyrjen në

Zhvendosja e ndeshjes Serbi–Shqipëri nga Beogradi në Leskovac nuk ka qenë masa e vetme drastike që ka marrë Federata Serbe e Futbollit. Sot është komunikuar një vendim tjetër.

Federata Serbe ka njoftuar se, në bashkëpunim me FIFA-n dhe Ministrinë e Brendshme të Serbisë, biletat për këtë ndeshje nuk do të hidhen në shitje të lirë për publikun. Përkundrazi, ato do të shpërndahen vetëm përmes listave të kontrolluara dhe individëve të identifikuar me dokumente personale. Me këtë mekanizëm synohet të sigurohet që në stadiumin e Leskovacit të mos kenë qasje persona të konsideruar problematikë apo me precedentë dhune.

Kujtojmë se përplasjet e së kaluarës mes dy përfaqësueseve kanë qenë të mbushura me tension brenda dhe jashtë fushe, duke e bërë këtë ndeshje një nga më të rrezikshmet në arenën ndërkombëtare. Këtë herë, autoritetet serbe, të mbështetura nga FIFA, po përpiqen të parandalojnë çdo incident, duke i dhënë përparësi sigurisë së lojtarëve, stafit dhe tifozëve./K.C/dritare.net