Debati me Binon/ Braçe ironizon Shehun: Teveqelë të politikës, që kujtohen me emra fruta-perimesh!
Dritare.net

Zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka postuar në instagramin e tij një status ironik, pas debatit të mbrëmjes së kaluar mes shefes së departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, në një emision televiziv.
Ky i fundit, tha se Bino nuk është epidemiologe. Braçe, shkruan në instagramin e tij se Bino, është një luftëtare që çdo ditë është në betejë për të mbrojtur secilin prej nesh. Kujtojmë që Bino, u infektua me koronavirus dhe fatmirësisht e kaloi atë.
“Profesoreshe Silva Bino, eshte nje luftetare! Ka qene ne beteje cdo dite, kudo, cep me cep te Shqiperise, ne shtepi e familje ku coronavirus ka hyre, me cdo te infektuar e duke identifikuar kontaktet e tij. Fitoi betejen e saj me virusin, tani po fiton betejen per secilin prej nesh!
Kur te përfundojë kjo beteje, sa turp do kene nje tufe teveqelesh te politikes qe perballe saj ben asgje! Sic kane bere gjithe jeten xhanem;
Si kujton kush per punen, por per frutat e perimet qe hane!”, shkruan Braçe./L.F-dritare.net
