Shehu-Binos: Merre me qetësi, ti nuk je epidemiologe!
E Mërkurë 16 Dhjetor 2020, 23:11
Dritare.net

Në një debat televiziv për vaksinat, shefja e departamentit të Epidemiologjisë dhe Kontrollit të Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Tritan Shehu, kanë ngritur tonet ndërsa mbështesnin argumentet e tyre.
Bino: Ore ti , ku i gjen këto. Flet kot më kot tani. Mbylle tani!
Shehu: O Silva mos u nxeh aman. Merre me qetësi se s’dua të të sëmur. Ti nuk je as epidemiologe, ku e di këtë punë.
Bino: Shiko mos ofendo tani, se kemi punuar bashkë, ti më njeh shumë mirë mua.
Shehu: Do punojmë bashkë dhe në të ardhmen Silva.
Bino: Po atëherë më lër të flas./M.-dritare.net