Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bledi Bajraktari: Edhe këtë vit do të pushojmë shqip, pavarësisht hapjes së kufijve!

Bledi Bajraktari: Edhe këtë vit do të pushojmë shqip,

Bledi Bajraktari drejtues i agjencisë Aler Travel ishte i ftuar në Lajmet në Dritare TV për të folur për sezonin turistik veror. Vendimi i BE për të hapur kufijtë për shqiptarët, sipas Bajraktarit do të sjellë më shumë udhëtime jashtë vendit. Por sipas tij edhe këtë vit tendencat e pushimit do të jenë njësoj sikurse vjet: Pusho Shqip.

Bledi Bajraktari: Edhe këtë vit do të pushojmë shqip,

“Situata është më mirë se sa vitin e shkuar. Edhe ky vit besoj që do të mbesë nën moton ‘Pusho Shqip’ pavarësisht vendimit të BE për të hapur kufijtë për shqiptarët. Deri më tani turistët më të shumtë janë ata nga Ukraina. Ndërsa turistët bjellorusë të cilët ishin të shumtë në fillim të sezonit, tani për shkak të incidentit ndërkombëtar jemi në pauzë. Po mirëpresim gjithashtu dhe turitë polakë. Po sigurisht edhe emigrantët shqiptarë luajnë një rol të rëndësishëm në sezonin turistik.

Prenontimet e para për udhëtimet jashtë vendit kanë nisur, por pasiguritë dhe kufizimet i stepin disi shqiptarët të udhëtojnë. Këtë sezon presim më shumë turistë të vijnë në Shqipëri.

Sektori i shërbimit në Shqipëri ende çalon. Kemi mangësi dhe nuk mund të krenohemi me cilësinë. Stafet shqiptare janë larguar jashtë vendit për të punuar. Por nga ana tjetër edhe çmimet për të pushuar në Shqipëri nuk janë shumë të shtrenjta. Shërbimi dhe pagesa janë në balancë.

Vitin e shkuar charterin e fundit e kemi pasur deri në fund të tetorit. Besoj që edhe këtë vit kështu do të jetë. Duke qene se nuk kemi një turizëm malor, jemi të kufizuar vetëm me sezonin veror”, u shpreh Bajraktari në Dritare TV./L.F-dritare.net