Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bido: Doktor dole prapë bllof, shihemi në Kuvendin e Shqiptarëve

Bido: Doktor dole prapë bllof, shihemi në Kuvendin e Shqiptarëve

Partia Demokratike me një deklaratë nga selia blu shigjetoi sërish kandidatin e PS për deputet, Ardit Bidon, duke i kërkuar KQZ përjashtimin e tij me pretendimin se ishte ende në detyrë si drejtor i Arkivave.

Ardit Bido reagoi duke thënë se Berisha sedoli sërish blof dhe krahas reagimit publikon edhe dokumentin e Departamentit të Administratës Publike të Shqipërisë për pezullimin nga shërbimi civil të z. Bido, si drejtor i Përgjithshëm i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave, siç e parashikon Kodi Zgjedhor. Bido thotë se akti mban datën 12.03.2025, pra një ditë para se të kandidonte si deputet nën siglën e PS.


Deklarata e plotë

Për ditën e dytë rresht, Partia Demokratike del në konferencë zyrtare për shtyp vetëm kundër një kandidati, kundër meje. Duket se i ka zënë frika se çfarë do ta gjejë nesër “Aleancën e Antishqiptarisë Kombëtare të Madhe, Madhështore”, kur të gjendet përballë meje në foltoren e Kuvendit të shqiptarëve.
Doli sot zëdhënësja e PD-së dhe tha që Ardit Bido nuk ka dhënë dorëheqjen, duhet që KQZ-ja ta përjashtojë. Nuk më përjashtoni dot me teknikalitete, sepse ju nuk dini të lexoni ligjin. Ju nuk dini të kërkoni dhe të shihni dokumentacionin.
Ligji për nëpunësin civil përcakton se titullarët e institucioneve pezullohen me akt të Departamentit të Administratës Publike. Po të donit, e kishit parë në KQZ që ky akt ekziston prej datës 12 mars. Si njeri i përgjegjshëm, pak para këtij akti, delegova kompetencat, siç e parashikon ligji, te zëvendësdrejtori i Përgjithshëm, deri në kthimin në detyrë të titullarit; qofsha ai unë, qoftë dikush tjetër.
Por, kur ekspertizën ligjore, ekspertizën ekonomike, ekspertizën e të gjitha fushave e merr nga njerëz të cilët janë me brumë të lartë intelektual, si Fredi Beleri, këtu do të përfundosh.
Doktor, të lutem, dita e dytë, mos dil më bllof! Mos dil më bllof! Do të shihemi në Parlament dhe do të flasim përballë, ashtu siç na takon: një njeri i cili nuk i fshihet pas gishtit asnjë të vërtete dhe një njeri i cili ndryshon qëndrimet sipas interesit të radhës. Shihemi në Kuvendin e shqiptarëve!/L.F-dritare.net