Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bejko për Bashën: Na çonte mesazh mos sulmoni Saliun!

Bejko për Bashën: Na çonte mesazh mos sulmoni Saliun!

Ish-deputeti Roland Bejko ka folur së fundmi lidhur me situatën në Partinë Demokratike, vulën e të cilës e fitoi Berisha.

Bejko ka treguar se Lulzim Basha i dërgonte mesazh demokratëve, që të mos sulmonin ish-kryeministrin Sali Berisha.

“I dhashë mbështetje Bashës me kushtin që të shpikte vetveten, i kam thënë nëse je Basha që je në atë dimension siç ishte kur dhe dorëheqjen, që nga shtatori në mars, nuk bëri asnjë betejë, po je i tillë s’të mbështes thash.

Më tha do bëjmë betejë çdo ditë ndaj trekëndëshit të Bermudës. Ika se e pashë që se bënte dot, si qëndroi premtimeve që kishte bërë dhe i humbi të gjitha.

Unë çdo ditë në televizion, bëje betejën tënde dhe ti rri në shtëpi. Futu pas murit hidh ndonjë gur, e fsheh dorën. Ta bëjnë betejën të tjerët dhe ti të fitosh luftën. Kur shikoja që nuk dilte, se më 30 qershor mori detyrën si kryetar, deri në mes të janarit, s’bëri asnjë konferencë, një kryetar partie që humbet komunikimin publik ose është i paaftë ose është i kapur. Unë isha kundër kësaj strategjie, i thoja që po na çon në humbje. Shkonim ne nëpër studio, muajt e fundit na vinin mesazhe mos sulmoni Saliun. Nga mjedisi i Bashës. Në këto kushte kur na ndajnë pikëpamjet, vizionet normal që do ndahesh”, tha Bejko, në Report Tv./M.K-dritare.net