Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Bastet e drejtuesve politikë: Ja sa mandate do t’i japim PS!

Bastet e drejtuesve politikë: Ja sa mandate do t’i japim PS!

Pas prezantimit të secilit qark në sheshin Skënderbej për hapjen zyrtare të fushatës elektorale të 11 Majit, drejtuesit politikë, vunë bastet e tyre se sa mandate do t’i japin PS, në këto zgjedhje.

Arbër Mazniku: Qarku i Elbasanit është i vendosur që do të vijë me 9 mandate, me rezultatin më të mirë që PS ka pasur ndonjëherë për të siguruar që jo vetëm Elbasanit por e gjithë Shqipëria të ketë rezultatin m të mirë ndonjëherë që ka pasur PS. Shqipëria e ka ndarë mendjen me PS dhe Edi Ramën drejt Evropës.

Mirela Kumbaro: Kjo pikë e floririt që është Gjirokastra ka ngjyrosur edhe yjet, jemi ndër 12 yjet e Evropës që pa asnjë dilemë do të marrë më shumë vota për PS se në 2021, se në 2023, do blindojmë 3 mandate dhe synojmë mandatin e 4, për një rezultat historik 4 me zero.

Bledi Çuçi: Vijmë sot në shesh me 8 mandate të konsoliduara. Ju premtojë që do vijmë në datën 12 me 9 të tilla. Qytetarët dinë të njohin ndryshimin, dinë të besojnë tek ata që punojnë dhe janë mjaftueshëm të mençur për të mos hedhur votën në kënetë.

Ulsi Manja: Shqipëria ka qenë prej moti në Europë, por me Ramën dhe PS më 11 maj ne do ta sjellim Europën në këtë shesh për të folur shqip edhe ne njëlloj si gjithë të tjerët në familjen europiane. Votojmë PS për të marrë jo më pak se 4 mandate nga 7 që ka qarku i Lezhës”, tha Manja.

Eduart Shalsi: Jam realisht me një barrë të rëndë përgjegjësie për të drejtuar politikisht këtë qark nga Tropoja, Hasi e Kukësi ka filluar edhe transformimi. Mbaj mend Kukësin vite më parë, qyteti brenda baltë, shkova pas disa vitesh në Tropojë dhe nuk e njoha Tropojën. Ne do të marrim dy mandate në Kukës.

Emirjana Sako: Hyjmë në këtë garë si fitues me 8 deputetë, do ta përfundojmë garën të paktën me 9 deputetë. Do bëjmë çmos që vota e 11 majit të bashkojë të rinj e të moshuar tek numri 5 i fletës së votimit”, tha Sako.

Belinda Balluku: Fieri ka një objektiv: 10 mandate deputetësh për t’i ulur në Parlamentin Shqiptar. Ndërkohë, priten 11 mandate nga ne. Nëse jemi të gjithë bashkë për Shqipërinë, me Ramën në krye, nuk ka asgjë që na ndal," tha Balluku.

Benet Beci: Së paku me 5 mandate do të jemi për këtë fitore. Shumë faleminderit që Kryeministri ka kthyer kokën nga ne dhe besoj se do të jemi edhe më shumë se 5 mandate në këtë qytet./L.F-dritare.net