
LIVE/ PS hap fushatën! 12 qarqet prezantohen me këngë e valle tradicionale!
E Shtunë 12 Prill 2025, 12:12
Dritare.net
Partia Socialiste ka hapur zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 Majit. Takimi po mbahet në sheshin “Skënderbej” me rreth 5 mijë pjesëmarrës.
Socialistët spikasin me organizimin me një skenë gjigande rrethore. Në qendër janë 12 yje që simbolizojnë 12 yjet e flamurit të BE, ndërsa në secilin prej tyre qëndrojë drejtuesi politik i qarqeve me kandidatët për deputetë. Skenografia përçon qartë mesazhin e sloganit të PS ‘Shqipëria 2030 në BE, vetëm me Edin dhe PS’./E.P-dritare.net
View this post on Instagram

















