
Partia Socialiste celi sot fushatën për zgjedhjet e 11 majit në sheshin Skëndërbej. Çdo qark u prezantua me këngë e valle. Qarku me prezantimin më të veçantë, ishte ai i Gjirokastrës. Ndërsa çdo qark tjetër kishte zgjedhur një këngë për veten apo për Shqipërinë, Gjirokastra me mjeshtrit e Tepelenës dhe Golik Jaupin, intepretuan vargjet e Maliq Lilës, Evropë e rrënjës Ilirit.
Drejtuesja e qarkut të Gjirokastrës në këto zgjedhje, Mirela Kumbaro, qëmdroi krenare krah grupit gjirokastrit, ndërsa ndau në rrjetet sociale vargjet e këngës më domethënëse të kësaj fushate të socialistëve.
Evropë e rrënjës Ilirit
e gjakut të atit të birit
e Kastriot ballë floririt
pse na sheh me bisht të syrit;
Hapu moj Evropë qesqina
Unë jam jotja, ti je imja;
Hapu moj zemër ergjënde
Sa t’u gjendëm s’na u gjende jo me fjalë, po me mendje
të vësh dorë mbi plagën tënde;
Hapu moj Evropë e shpresës
të jap besë vendit te besës
se na le në teh të presës
ngreu mjalto lulen e vesës;
Ngrehu dhe pritna tek porta
Jemi qëkur lindi bota
po na ndatë, siç ndahet torta
një copë thelë në shtatë copa;
Ngrehu e thuaj të vërtetën
t’u themi mirë se ju gjetëm
se theror për Ty-ja mbetën
gjysmën e kombit e tretëm;
Ngrehu moj Evropë bujare
mbi të shkuarën mëkatare
lau borxhin shqiptarëve
se pa ne s’do ishit fare!
View this post on Instagram

















