Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

PS hap fushatën/ Rama: Kemi mundësinë historike të ulim zonjën Shqipëri në sallën e BE!

PS hap fushatën/ Rama: Kemi mundësinë historike të ulim

Kryesocialsiti Edi Rama flet në hapjen e fushatës së PS. Pasi u prezantuan të gjitha ekipet, Rama kishte rezervuar një ‘surprizë’. Në skenë u ngjit me reperin Noizy, i cili zbuloi edhe këngën që do të shoqërojë PS gjatë fushatës, kushtuar Bashkimit Europian. Kryeministri tha në nisje të fjalës së tij se kemi 30 ditë përpara për të ndryshuar rrjedhën e historisë dhe për t’u lidhur dorë për dore për të ulur zonjën Shqipëri në sallën e BE.

“Ishte e thënë që fati ynë të na sillte në një përballje të tillë, si përfundimtare në historinë tonë të gjatë dhe të mundimshme duke na e dhënë neve shqiptarëve të dekadës së tretë të shekullit 21 shancin që t’ia ndryshojmë përgjithnjë rrjedhën historisë. Tamam këtu, tani, mu në një kryqëzim mes një palë zgjedhjesh politike për partinë që do të qeverisë 4 vjet dhe një mundësie historike për Shqipërinë që në vetëm 4 vjet mund të bëhet zonjë anëtare e familjes së bashkuar evropiane. Ne dhe vetëm ne dhe askush tjetër, kemi në dorë fatin evropian të Shqipërisë. Kemi 30 ditë përpara për t’u lidhur dorë për dore me çdo shqiptar e shqiptare që e do zonjën e Shqipërisë në sallonin e BE dhe veten e vet qytetarë e qytetare të barabartë të Evropës. Prandaj, edhe është krejt ndryshe nga të gjitha herët e tjera bmledhja jonë sot këtu, në këtë shesh, ku qëndron dëshmitarë dhe udhërrëyes stoik shëmbëlltyra e profetit tonë kombëtar”, tha Rama./E.P-dritare.net