Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

LaCivita: Po përpiqen të burgosin opozitën. Do dështojnë si me Trump-in në SHBA

LaCivita: Po përpiqen të burgosin opozitën. Do

Këshilltari amerikan për fushatën elektorale të PD-së për 11 Majin, Chris LaCivita foli në mitingun që po mbahet në sheshin Nënë Tereza, për çeljen e fushatës së 11 majit. Gjatë fjalës së tij, LaCivita, e kahasoi Sali Berishën me Donald Trump, duke thënë se socialistët po përpiqen ta burgosin ashtu sikurse u munduan që të burgoson Trumpin në SHBA.

“Kush është gati të bëjë Shqipërinë të madhe sërish? Në 2024, në SHBA socialistët u përpoqën të burgosin Donald Trump. Dështuan. Në 2025, këtu në Shqipëri, socialistët duan të burgosin të gjithë opozitën dhe do të dështojnë. Pse? Sepse nuk kanë çfarë të thonë për dështimet e 12 viteve të fundit, 12 vite krim, drogë, dhe në 12 vite, mbi 1 milion shqiptarë janë larguar nga Shqipëria. Janë 12 vjet dështim ekonomik. Përse të votosh për një parti që ka krijuar të tëra problemet. Votoni për doktor Berishën. Jepni vendit tuaj një mundësi dhe shpresë. Faleminderit dhe iu bekoftë perëndia”, u shpreh LaCivita./K.C/dritare.net