
A do të hiqet non grata e Berishës? Si përgjigjet ministri Igli Hasani!
Dritare.net
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, është shprehur se deri më tani Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk kanë hequr asnjëherë një vendim non grata, duke nënkuptuar se një veprim i tillë nuk pritet të ndodhë as për Sali Berishën.
I ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV, Hasani refuzoi të komentojë mbi këtë çështje, por u përgjigj vetëm me disa fjalë duke thënë:
Roland Qafoku: Zoti ministër, a do t’i hiqet non grata Sali Berishës?
Igli Hasani: Pyet personazhet në fjalë. Pyet ata që tregojnë barcaleta.
Roland Qafoku: A po bëhen përpjekje që Sali Berisha të vizitojë Amerikën?
Igli Hasani: Di gjë ti, a i kanë hequr ndonjë "non grata" deri më sot?
Roland Qafoku: Jo, nuk di.
Igli Hasani: Atëherë, pra, e more përgjigjen./E.P-dritare.net

















