Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: PS fitore 4 me 0 në Kavajë! Këneta gëlltiti fituesin e primareve të të gjithë Tiranës

Rama: PS fitore 4 me 0 në Kavajë! Këneta gëlltiti fituesin e

Kryeministri Edi Rama tha sot se, PS-ja e ka të sigurt fitoren në Kavajë. Ai thotë se fitorja do të jetë 4 me 0 më 11 maj.

"Spiropali është kthyer si hapëse dyersh të pahapura prej vitesh, nga Kamza në Shkodër, me fitore dhe tani në Kavajë. Mezi pres ta shoh çfarë do dalë më 11 maj, aq më tepër në kushtet kur këneta ia gëlltiti Kavajës mu në thellësitë e zorrëve të veta fituesin e primareve të gjithë Tiranës. Mos duartrokisni se është gjynah ai. Ai besoi tek primaret dhe përfundoi duke u bluar në zorrët e kënetës që i la me të dy gishtat demokratët e Kavajës, ndërsa ne i kemi dhënë atij qyteti dy deputete në listë të mbyllur, që i kanë deputete, Elisën dhe Ilvën dhe dy kandidatë burra, ish kryeministrin Majko dhe një dajë Kavaje, 4 me 0 është niveli i respektit mes Kavajës dhe kënetës madhështore. Pres rezultatin e ‘Mamicës’. Kjo përqindje është juaja, jo e djemve. Dikur në Bulqizë, disa burra vinin veton dhe thonin ose do votohemi ne, ose votat i cojmë diku tjetër. Në Kavajë, kemi 2 gra dhe 2 burra me integritet duke e bërë fitoren në Kavajë 4 me 0 për “Kënetën Madhështore.", tha Rama./K.C/dritare.net