Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Live/ Rama: 56% e zgjedhësve në rang vendi janë vajza e gra

Live/ Rama: 56% e zgjedhësve në rang vendi janë vajza e gra

Kryeministri Edi Rama po flet në takimin e mbajtur në TOB e gratë dhe vajzat. Gjatë fjalës së tij kryeministri u klrkoi votën, grave dhe vajzave, më 11 maj. Kreu i qeverisë i u shpreh se 56% e zgjedhësve në rang vendi janë vajza e gra.

"Të dashura nëna, motra, bija kudo ku jeni. Sot jemi mbledhur njëkohësisht në të 12 qarqet e vendit, ku zhvillohen 12 garat e përballjes elektorale për kuvendin e ardhshëm për të nisur zyrtarisht fushatën e 11 majit. Duke qenë se ishte e vetmja mënyrë për të lidhur bashkë të gjitha forcat komando të forumit të gruas, menduam se më e udhës ishte të mblidheshin drejtueset dhe koordinatoret për të përcjellë një mesazh të drejtpërdrejtë: Shqipëria është grua! Europa është grua dhe suksesi për Shqipërinë 2030 varet në radhë të parë nga nënat, motrat dhe bijat e Shqipërisë, nuk ka asgjë që më bën më shumë krenarë se sa fakti se kjo parti politike mbështetet nga gratë. 56% e zgjedhësve gra dhe vajza në rang vendi mbështesin PS, në disa qarqe është më e lartë. Te burrat, kjo % është më e ulët. Mbështetjen më kuptimplotë të pjesës më të ndjeshme, të pjesës më të arsyeshme, të pjesës më sakrifikuese të popullit shqiptar, nuk do ta ndërroja kurrë me mbështetjen e pjesës tjetër, mbështetjen e burrave dhe djemve. Mes dy palëve nuk ka diskutim që zgjedh të parat nënat, vajzat. Sot, në ditën e rënies së gongut të fushatës, nuk do ta nisnim këtë etapë përveçse kështu me gratë dhe vajzat, që duke e njohur nga brenda organizimin e PS, mendoj se meritojnë të gjuhet komandot e armatës sonë në rang vendi, madje dhe jashtë Shqipërisë. Ju falënderoj të gjithave ju në këtë sallë dhe në 11 sallat e tjera.", tha Rama./k.C/dritare.net