Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Rama: Në 2 vite bëmë më shumë se kurrë për Shkodrën. PD-ja ndërtoi ‘Noc Rrokun’!

Rama: Në 2 vite bëmë më shumë se kurrë për

Gjatë takimit në Shkodër, kryeministri Edi Rama foli për punët që ka bërë PS-ja në këtë qytet për dy vite. Rama tha se PS-ja ka bërë për Shkodrën në dy vite, atë që demokratët s'e kanë bërë për shumë vite.

"Dy vite më parë na e dhatë mundësinë dhe në dy vjet kemi bërë për Shkodrën atë që nuk është bërë në të gjitha vitet e tjerë të marra së bashku. Vjet nga të gjitha të dhënat ekonomike, ka qenë viti më i mirë i Shkodrës, sepse Shkodra ka filluar të bëhet një atraksion turistik, ku nuk janë thjeshte ca turistë që kapërcejnë këtu gjysmë dite, por vijnë për Shkodrën. Ka shume për të bërë akoma, sepse në qytet e tjera kemi punuar më shumë për një kohë më të gjatë, këtu kemi vetëm dy vite. Kemi vullnetin për t'i dhënë Shkodrës më shumë. Nëse doni që Shkodra të dëgjohet më shumë, keni mundësinë të dërgoni më shumë zëra në Parlament. Çfarë do bëjnë ata të kënetës? Imagjino, kanë rikthyer prapë atë, si e ka ai, që ishte, Bardh Spahia. Imagjino, kthe xhaketën mbrapsht, ktheje prape nga e para, prapë mbrapsht, dhe thuaj se merre që është e re.

Xhaketat më të konsumume i kanë sjellë këtu, edhe nga jashtë Shkodrës dhe nga brenda. Çfarë do bëjnë ata? Çfarë kanë në dorë ata? Asgjë", tha Rama./K.C/dritare.net