Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTSH!

Eni Vasili zgjidhet drejtoreshë e përgjithshme e RTSH!

Gazetarja dhe moderatorja e njohur Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e përgjithshme e Radio Televizionit Publik Shqiptar. Vasili u zgjodh në votimin e dytë, ku arriti të marrë 7 votat e nevojshme për të drejtuar RTSH. Mandati i drejtuesit të drejtorit të RTSH është 5-vjeçar. Votimi i parë për të zgjedhur drejtorin e Përgjithshëm të RTSH-së u mbajt dje, por asnjë nga kandidatët nuk arriti të marrë votat e nevojshme për t’u zgjedhur drejtues i RTSH-së.

Sot, e premte, votimi i dytë u mbajt mes tre kandidatëve më të votuar nga dje, Eni Vasili, Xhoi Jakaj dhe Engjëll Musai. Eni Vasili rezultoi më e votuara duke marrë 3/5 e votave të nevojshme për t’u zgjedhur Drejtor i Përgjithshëm./dritare.net