Na ndiqni edhe në

Bota

Dalin fotot nga dasma e aktores Kristen Stewart me Dylan Meyer

Dalin fotot nga dasma e aktores Kristen Stewart me Dylan Meyer

Kristen Stewart u martua me të dashuren e saj, Dylan Meyer, pak ditë më parë në Los Angeles në një ceremoni private me të ftuar të afërm dhe disa miq.

Të enjten, më 24 prill, skenaristja ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa foto nga dasma e tyre. Në to, Stewart dhe Meyer shihen teksa përqafohen. Meyer kishte veshur një fustan ngjyrë të çelur me transparenca dhe flokët i kishte të lidhura me fjongo të zezë, ndërsa aktorja e famshme zgjodhi një kostum me nuanca gri dhe flokët i kishte të lëshuara. "Po." Me të vërtetë po", ka shkruar Meyer në mbishkrimin e postimit të saj.

Dalin fotot nga dasma e aktores Kristen Stewart me Dylan Meyer

Kristen Stewart dhe Dylan Meyer u takuan në vitin 2013 gjatë xhirimeve të një filmi, por lidhja e tyre filloi deri në vitin 2019, pas ndarjes së Stewart nga Stella Maxwell. Në vitin 2021, ati njoftuan fejesën./K.C/dritare.ner