Na ndiqni edhe në

Ngjarjet e Ditës

GJKKO dënon me burg ish-kreun e IMT-së në Elbasan

GJKKO dënon me burg ish-kreun e IMT-së në Elbasan

GJKKO-ja ka dënuar ish-kreun e Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Elbasan, Andri Mehja, pasi mori para për të favorizuar një ndërtim pa leje.

Mehja është dënuar me dy vite burg për korrupsion, dënim që i konvertohet në 4 vite shërbim prove.

Vendimi i GJKKO-së!

"1. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur
pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale, që i përket
procedimit penal nr. 94, të vitit 2024, në ngarkim të të pandehurve Andri Mehja dhe
Gentian Bako, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave
që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim të parashikuar nga neni 259
paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal”.

2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim
të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Bib Ndreca, Erjon Bani dhe Rudina
Palloj, me vendimin Nr. 32, datë 25.04.2025 vendosi:


1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Andri Mehja, për kryerjen e veprës penale të
“Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në
bashkëpunim të parashikuar nga neni 259 paragrafi i dytë dhe 25 të K.Penal, dhe
dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.

2. Në aplikim të nenit 406/1 të K.Pr.Penale, i ulet 1/3 e dënimit duke u dënuar i
pandehuri përfundimisht me 2 (dy) vite burgim.

3. Në aplikim të neneve 30/1, 35, të Kodit Penal, dhënien e një dënimi plotësues,
heqjen e së drejtës për të pandehurin Andri Mehja, për të ushtruar funksione
publike, për 5 (pesë) vjet.

4. Bazuar në nenin 59 të Kodit Penal, urdhërohet pezullimi i ekzekutimit të
mëtejshëm të vendimit me burgim për të pandehurin Andri Mehja, duke u
detyruar që të mbajë kontakte me zyrën vendore të Shërbimit të Provës
Elbasan. Vënia në provë e të pandehurit për një periudhë kohe prej 4 (katër)
vitesh, me kusht që gjatë kohës së provës të mos kryejë vepër tjetër penale.", thuhet në vendim./K.C/dritare.net