Na ndiqni edhe në

Bota

Zelensky i përgjigjet Trump-it: Krimea është ukrainase!

Zelensky i përgjigjet Trump-it: Krimea është ukrainase!


Ukraina nuk e ka braktisur fare Krimenë, të cilën Rusia e ka pushtuar që nga viti 2014, thekson Volodymyr Zelensky, duke iu përgjigjur presidentit amerikan, i cili tha se "Krimea do të mbetet me Rusinë".

“Qëndrimi ynë nuk ka ndryshuar: vetëm populli i Ukrainës ka të drejtë të vendosë se cilat territore janë ukrainase”, tha Volodymyr Zelensky nga Kievi, duke shtuar se Kushtetuta e vendit të tij përcakton që territoret e pushtuara përkohësisht (nga Rusia) i përkasin Ukrainës.

Ndërkohë, në deklaratat e Donald Trump për revistën TIME, presidenti amerikan jo vetëm që fajësoi Kievin për fillimin e konfliktit, por njoftoi edhe "plane paqeje" që, sipas raportimeve, parashikojnë cedimin e afërsisht 20% të territorit ukrainas ndaj Rusisë.

“Mendoj se lufta filloi kur ata filluan të flisnin për anëtarësimin në NATO”, tha presidenti amerikan. Ai deklaroi hapur se “Krimea do të mbetet në Rusi.”, duke iu referuar gadishullit ukrainas të aneksuar në mënyrë të paligjshme nga Moska në vitin 2014./K.C/dritare.net