
Arsyet pse ju merren mendtë dhe kur duhet të shqetësoheni!
Dritare.net
Marramendjen e kemi përjetuar të gjithë, po ashtu edhe atë zhurmën e çuditshme në vesh. Kur ngrihemi me vrull nga krevati, ose kur jemi sëmurë, por e kemi provuar.
Le të themi që është një gjendje e zakonshme. Por ja që në disa raste marramendja tregon edhe gjëra të rëndësishme për shëndetin. Më poshtë ju sjellim disa simptoma të thjeshta që do t’ju ndihmojnë të kuptoni se çfarë po ndodh me trupin tuaj.
Dehidratimi
Ndonjëherë zgjidhja për problemet më të mëdha është vetëm një gotë ujë. Dehidratimi ose mbinxehja mund të zvogëlojë vëllimin e gjakut tuaj. Kjo e bën më të vështirë qarkullimin, që do të thotë se truri juaj merr më pak oksigjen.
Ankthi
Ankthi është një gjendje shumë e zakonshme, pavarësisht nëse e kuptojmë apo jo, dhe një nga simptomat mund të jetë edhe marramendja. Provoni të merrni dhe nxirrni frymë dhe uluni për pak.
Ne ju sugjerojmë të shkoni te mjeku, nëse ankthi rëndohet, nëse ndieni sikur do të pësoni një sulm paniku.
Alergjitë
Veshi i mesëm është përgjegjës për kontrollin e ekuilibrit tuaj. Kur pluhuri, poleni ose alergjenët e tjerë hyjnë në sistemin tuaj, ato mund të shkaktojnë inflamacion në veshin e mesëm, të cilit trupi juaj mund t’i përgjigjet duke rregulluar presionin tuaj të gjakut, i cili mund të shkaktojë edhe errësim të shikimit.
Nëse jeni alergjikë ndaj ushqimeve të caktuara, reduktojini, shmangni kontaktin me lulet apo kafshët që ju shkaktojnë alergji. Dhe nëse alergjitë vazhdojnë, bëni mirë të vizitoheni te një mjek.
Plakja
Njerëzit mbi 50 vjeç fillojnë të përjetojnë ndryshime në veshin e mesëm. Ky ndryshim fiziologjik normal mund të çojë në errësim të shikimit kur ngrihen në këmbë, pasi flini në pozicionin e gabuar. Provoni të ngriheni më ngadalë!
Sheqeri i ulët në gjak
Nëse i hani vaktet shpesh ose nëse vuani nga diabeti mund të mos keni mjaftueshëm sheqer në gjakun tuaj. Trupi përdor rezervat e tij dhe truri merr më pak energji, gjë që mund t'ju shkaktojë marramendje, pasi energjia e mbetur shpërndahet midis organeve. Pini lëng portokalli, hani ose rregulloni më mirë insulinën!
Sportet
Sportet që përfshijnë ushtrime kardiovaskulare e bëjnë pompën e zemrës suaj të punojë më ngadalë me kohën, gjë që është e mirë, por nganjëherë mund të çojë shkaktojë edhe marramendje. Nëse përjetoni marramendje, bëjini ushtrimet më ngadalë, sugjeron dritare.net
Efektet anësore të ilaçeve
Çdo ilaç ka një lloj efekti anësor, marramendja shpesh përmendet si një prej tyre. Ilaçet për urinimin janë ato që e shkaktojnë më shpesh marramendjen. Lexoni fletën e informacionit për ilaçin, pini mjaftueshëm ujë dhe hani mirë gjatë kurimit.
Presioni i ulët i gjakut
Shumica e rasteve të marramendjes janë për shkak të presionit të ulët të gjakut në një mënyrë ose në një tjetër. Një përkeqësim në pjesën e sistemit tonë nervor që rregullon presionin e gjakut mund të shkaktojë çrregullim të ekuilibrit, që nga ana tjetër mund të shkaktojë errësim të shikimit.
Ndodh me moshën, ju duhet t'i kushtoni vëmendje simptomave tuaja për të mos rënë përtokë.
Goditje në zemër ose tru
Errësimi i shikimit shoqërohet edhe me dhimbje në gjoks, vjellje, dhimbje krahu, që mund të jenë tregues të goditjes në tru ose zemër. Te të rriturit mund të mos jenë këto simptoma dhe thjesht marramendje. Nëse keni një aspirinë piheni, ose një hollues tjetër gjaku dhe shkoni për një vizitë te mjeku nëse e ndjeni veten më keq./K.C/dritare.net

















