
Rama nga Shkodra: Nëse s'duan të jenë çyrykë politikë, burrat demokratë të votojnë për BE-në!
Dritare.net
Kryeministri Edi Rama takoi gratë dhe vajzat e qarkut të Shkodrës, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 11 majit dhe turit elektoral. Gjatë fjalës së tij Rama në hapje të fjalës së tij kujtoi takimin e parë në Shkodër, kur kishte vetëm pak gra e vajza, ndërsa sot e njëjta sallë ishte e tejmbushur.
“Më kujtohet takimi i parë këtu, në këtë pallat ku në një krah s’kishte njeri, e mbushur me burra e tek-tuk ndonjë grua apo vajzë. Sot kjo sallë e mbushur për mua është shumë kuptimplotë. Sepse së bashku kemi arritur që të vendosim një ekuilibër që mungonte plotësisht, mes grave dhe vajzave. Unë besoj se Shqipëria e pati një periudhë tranzicioni aq dramatike e të vështirë, ku populli vuajti, një nga arsyet ishte se vendimmarrja kishte mungesë të madhe, mungonte zëri i gruas. Aq e vërtetë është kjo, sa edhe ato pak gra që gjetën kurajën të ngjiteshin në skenën e përballjes politike, dukeshin aq të vetmuara, sa shpesh detyroheshin të silleshin si burra. Sot duke kthyer kokën pas, me një PS që kishte 12% gra e vajza të regjistruara, por jo aktive, por edhe sepse s’kishin gjë të madhe për të bërë në ato organizata, sot kemi 40%. Sot jeni 39 mijë, por s’duhet të ndalemi deri sa kjo familje e madhe e shqiptarëve të jenë 50 mijë, por shikoni sallën këtu, ku gjysma janë gra e vajza për deputete, por edhe në total jemi me numrin më të madh të grave e vajzave, por edhe të të gjithë listës me më shumë gra e vajza, sikurse edhe në vendimmarrje e Parlament me gjysmën e grave e vajzave e deri në qeveri. Burrat shqiptarë i kanë besuar gjithmonë grave, sepse e dinin se ato ishin më të zgjuara nga ata, por asnjëherë nuk kanë dashur ta pranojnë, sepse donin të thonin “ne jemi këtu, ne i vendosim gjërat, ne i marrim vendimet”. Dhe mendoni, sa më shumë i bien gjoksit nëpër kafe, aq më të ulët janë kur shkojnë te gratë! Në këto takime me gratë e vajzat, kam mërzit disa nga burrat.
E para, arsyeja pse unë besoj se këto takime me gra e vajza në pjesëmarrje masive, që janë pararoja e armatës së fitores së 11 majit, janë shumë të rëndësishme sepse mua jeta politike më ka mësuar, sesa të drejtë kishte Thaçer kur thoshte se do muhabet ulu e bëje me burra, do të mbarosh punë shko dhe bëje me gratë. Pse mërziten ata? Sepse duan të më fusin tani në sherr me gjithë burrat e Shqipërisë. Nuk është e vërtetë, sepse ajo që them, do e them pa asnjë gajle, ne të PS hyjmë në zgjedhje elektorale me avantazh sapo fusim këmbën në fushë, sepse 56% e grave dhe vajzave të Shqipërisë mbështesin PS-në. Ka qarqe që shkon e më shumë. Kur vjen puna te burrat nuk jemi në këtë diferencë me kënetën, e prapë gjysma e burrave votojnë PS-në. Pra kemi gjysmën e burrave, kemi edhe shumicën e të rinjve. Keni parë ju që është mërzitur ajo gjysma tjetër? Unë mendoj se të zgjedhësh kënetën në krahasim me BE-në, je çyruk, je gjysmak, jo në të vërtetë, por politikisht. Ndaj u bëj thirrje që të vijnë këtej e të votojnë PS nëse s’duan të jenë të tillë, ky është test. Ata thonë kemi ndërtuar ne, kemi bërë gjëra? Ata kanë ndërtuar Noc Rrokun!”, tha Rama./K.C/dritare.net

















